Adresimi i Çështjeve dhe i Rekomandimeve në lidhje me Prokurimin Emergjent dhe Kontraktimin e Hapur në Kosovë

Open Data Kosovo
5 min readAug 3, 2021

--

Kur adresohen çështjet që lidhen me procesin e monitorimit që kryhet nga Open Data Kosova në aspektin e prokurimit emergjent dhe kontraktimit të hapur në Kosovë, ekzistojnë dy fusha të cilat janë vënë në dukje. Fusha e parë (1) përbëhet nga vështirësitë që hasen gjatë procesit të nxjerrjes së të dhënave dhe monitorimi i kontratave të tilla në rastin e Kosovës. Fusha e dytë (2) ka të bëjë me identifikimin e flamujve të kuq (red flags) dhe të mospërputhjeve në procesin e mbledhjes së të dhënave. Si i tillë, ky raport përqendrohet në hulumtimin e fushave problematike kryesore (red flags) të gjetur përgjatë procesit të mbledhjes së të dhënave në lidhje me monitorimin e kontratave të hapura të qeverisë për COVID-19, për të përfunduar pastaj me rekomandime të mëtejme se si t’u qasemi atyre siç duhet.

Mungesa e një faqeje të ARBK-së që është më të përshtatshme për përdoruesit në internet që të shërbejë si burim kryesor i marrjes së të dhënave përkitazi me bizneset e regjistruara në Kosovë, tregon vështirësinë kryesore me të cilën përballen përdoruesit gjatë kërkimit të kompanive. Për të gjetur furnizuesit, duhet të bëhet përdorimi i saktë i formulimit, i gramatikës dhe i drejtshkrimit kur kërkohen kompanitë përkatëse, madje disa prej tyre janë të listuara nën emrin e pronarit në tenderë. Kjo e bën të vështirë nxjerrjen e të dhënave. Informatat jo të plota po ashtu janë një komplikim i mëtejmë pasi disa flamuj të kuq (red flags) nuk ishin në gjendje të identifikohen, në momentin kur ato ishin prezente, për shkak se disa kompani nuk i shpalosin kapacitetet në stokun e produkteve që ato prodhojnë dhe produktet origjinale për të cilat ata janë themeluar për t’i prodhuar. Përdorimi i faqes në internet të ARBK-së ishte thelbësor kur nxirren informatat pasi furnizuesi dhe ID-ja e furnizuesit mund të gjenden në këtë faqe, megjithatë, nëse nuk pajiseni me numrin e ID-së së furnizuesit nga KRPP-ja, do të duhet një kohë shumë e gjatë për të naviguar përmes faqes së internetit të ARBK-së për të qenë në gjendje të merrni ID -në. Kështu që, ne rekomandojmë që ARBK të përmirësojë faqen e saj të internetit për të qenë më e përdorshme për përdoruesit duke i përditësuar butonat e tyre të kërkimit në faqen e tyre të internetit në mënyrë që të lehtësohet gjetja e bizneseve të caktuara. Ky rekomandim bëhet sepse ne nuk e kemi gjithmonë emrin e saktë ligjor të një biznesi, por ne dimë disa fjalë kyçe që e asociojnë atë me biznesin, gjë që duhet të jetë më se e mjaftueshme për të lokalizuar bizneset.

Në terma më konkretë, kishte edhe flamuj te kuq (reg flags) që nuk mund të kalojnë pa u vërejtur në lidhje me kontratat që u monitoruan gjatë muajve mars — maj. Këto kontrata ishin dhënë në mënyrë si tenderë Covid-19 para dhe pas 1 shkurtit 2021. Gjithsej 322 kontrata u monitoruan me kujdes gjatë kësaj periudhe, nga këto 24 ishin kontrata të drejtpërdrejta të dhëna një ofertuesi të vetëm dhe 105 ishin negociuar në mënyrë të përzgjedhur pa shpallje publike të tenderit. Çështje të rëndësishme dhe mundësi për korrupsion ndodhin në kohë krizash ose vonesash të konsiderueshme në një proces të prokurimit kur duhet të kryhen prokurime emergjente. Problemet me tender të drejtpërdrejtë dhe të përzgjedhur që zakonisht pretendojnë “prokurim emergjent” janë ato ku ka mungesë të transparencës dhe korrupsion e që mund të ndodhin. Një proces i nxituar me një shitës të vetëm mund t’i nënshtrohet manipulimit dhe/ose trajtimit të pabarabartë të shitësve. Nga ana tjetër, kjo gjithashtu mund të çojë në ankesa nga shitësit të cilat mund të nënkuptojnë që tenderi duhet të anulohet, gjë që e vonon më tej procesin e prokurimit.

“Në BE, edhe në kohë normale, 28 përqind e rasteve të korrupsionit në sektorin e shëndetësisë kanë të bëjnë posaçërisht me prokurimin e pajisjeve mjekësore” (Hanna, 2020). Ky rrezik vetëm është përshpejtuar nga kriza Covid-19 ku ka më shumë të ngjarë të ndodhin prokurime emergjente. Prandaj është qenësore që prokurimi emergjent të shqyrtohet me shumë kujdes, të justifikohet dhe publikohet në mënyrë që procesi të mbetet transparent dhe pa manipulime.

Në listën e kontratave të Kosovës, kishte tre furnizues të cilët u nënvizuan si fitues të tenderëve tre herë nga e njëjta njësi qeveritare në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Njëra nga këto kontrata u inspektua më tej pasi që vlera e kontratës e tejkalonte vlerën e tenderit për €430,000. Për më tepër, disa kontrata iu dhanë kompanive të papërshtatshme për llojin e provizionit, gjë që për pasojë rrit dyshimet se pse blerësi do të pranonte t’u jepte tenderë kompanive të tilla. Kjo do të ishte e dukshme në faqen e internetit të ARBK-së ku etiketa e ndërlidhur me kompaninë, nuk do të përkonte me llojin e kontratës.

Përveç kësaj, disa përshkrime të çmimeve përfshijnë sasinë e mallrave, por jo çmimin që përkon me atë sasi, gjë që rezulton në informata jo të plota. Më konkretisht, 44% e të gjitha kontratave të monitoruara kanë sasinë e përfshirë, ndërsa vetëm 36% e totalit kanë çmimin për njësi të përfshirë në përshkrimet e tyre të çmimeve. Si të tilla, mund të ketë mospërputhje në raportin kosto/cilësi që nuk mund të monitorohen për shkak të mungesës së informatave. Në kohë krize kjo mund të jetë e dëmshme për publikun, aq më tepër kur materialet e prokuruara janë për qëllime mjekësore që mund të kenë për pasojë probleme të rëndësishme në kujdesin shëndetësor. Për ta përmbyllur, disa përshkrime të çmimeve e heqin TVSH-në, më konkretisht, 36% e totalit të kontratave që kanë çmimin/njësinë gjithashtu e përfshijnë TVSH-në, ndërsa pjesës tjetër i mungon çmimi/njësia dhe e heqin krejtësisht TVSH-në, që është element i domosdoshëm në përllogaritjen e çmimit.

Rekomandimet

Për shkak të informatave të mbledhura dhe fushave problematike të identifikuara, ne ofrojmë dy rekomandime kryesore se si kjo pjesë e procesit të monitorimit mund të përmirësohet, ashtu që të mund të bëhet nxjerrja e rregullt dhe transparente e të dhënave. Dy rekomandimet janë si vijon:

(1) Të rritet lehtësia e përdorimit në përgjithësi për përdoruesit e faqes së internetit (platformës) së ARBK-së. P.sh. Një fushë e identifikuar që kërkon vëmendje dhe ndërhyrje të menjëhershme është përditësimi i shiritit të kërkimit (search bar) duke përfshirë edhe seksionin e fjalëve kyçe në mënyrë që bizneset të mund të lokalizohen vetëm duke përdorur fjalë kyçe që vlejnë vetëm për ato biznese specifike.

(2) Informacioni duhet të jetë i plotë (të gjithë identifikuesit e organizatës, sasia e artikujve të blerë, çmimi për njësi). Kërkesat duhet të vendosen në mënyrë që kjo të bëhet praktikë për të gjitha kontratat e ardhshme. Kjo do të rrisë transparencën pasi që çmimet për njësi dhe vlera e tenderit mund të krahasohen për të përcaktuar nëse procesi i kuotimit për çmimin më të ulët ishte i drejtë (a ishte vlerë e mirë për paratë, a ishte çmimi më i ulët i mundshëm, a ka një raport të mirë kosto/cilësi, etj.).

--

--

Open Data Kosovo
Open Data Kosovo

Written by Open Data Kosovo

A team of #CivicTech enthusiasts coding for a better tomorrow! www.opendatakosovo.org

No responses yet