Një vështrim më i afërt në raport me qeveritë e fuqizuara nga Inteligjenca Artificiale

Open Data Kosovo
13 min readApr 23, 2021

--

Unsplash / Markus Winkler

Kush do të imagjinonte që 30 vjet më parë njerëzit — madje edhe të moshuarit ose ata të cilët nuk kanë njohuri rreth teknologjisë kompjuterike — do të votonin mbi këtë gjë të re të çuditshme të quajtur Internet? Tanimë në Estoni kjo është më shumë se një praktikë dhjetëvjeçare. Pas gati tridhjetë vitesh, praktikat e sotme qeveritare ndoshta do të dukeshin arkaike, madje edhe parahistorike. Çfarë mund të presim nga qeveria e ardhshme diëtve në vijim, duke i pasur parasysh teknologjitë e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe të asaj që tanimë është brumosur?

Në shtatorin e vitit të kaluar, rrjeti ICEDA kishte mundësinë të njihej me mrekullinë dixhitale Estoneze drejtpërdrejtë nga ata që të cilët janë lider të artit dhe që i praktikojnë strategjitë e modernizimit dixhital, duke eksperimentuar në drejtime shpesh akoma të pa paramenduara në pjesë të tjera të botës. Kampionët e kësaj fushe po i ndanin përvojat, strategjitë dhe disa prej këshillave të tyre. Ky vend i vogël Baltik dhe shumë inovativ,shpiku dhe zbatoi diçka si një sistem me zinxhirë të transaksioneve para se Bitcoini të shpikej, një teknologji e shpërndarë e të dhënave që është një nga përbërësit kryesor të e-Estonisë të shkëlqyer. Një mendim që rrjedhi nga diskutimi me pjesëmarrësit të cilët iu qepën asaj se çfarë do të ndodh: “Njerëzve nuk iu pëlqen që të bashkëveprojnë me qeverinë, do të ishte ideale që të mënjanohet ky kontakt!”. Nga përvoja personale, njerëzit janë të shqetësuar çdo herë që ata duhet të bashkërveprojnë me nënpunësit e administratës publike në mënyrë që të marrin një vulë zyrtare në një dokument. Nuk është vetëm të presësh në rresht dhe ta humbësh kohën e mëngjesit, por është edhe fakti që nuk është e nevojshme. Në një botë të përsosur, njerëzit do të pranonin shërbime publike nga komoditeti i shtëpive të tyre vetëm me një klik të vetëm të bërë në milisekonda, dhe ata do ta preferonin këtë mundësi nga ajo tradicionalja. Pastaj, gjeneratat “të lindura gjatë epokës dixhitale” kanë pritje të ndryshme nga cilido prej sistemeve të burokracisë të metodës së vjetër. Çfarë do të presin — dhe kërkojnë ata — nga një qeveri dhe administratë publike në vitin 2050?

Avancimet e fundit në teknologjitë dixhitale dhe zbatimet e tyre të shumta në jetën tonë të përditshme po e bëjnë botën një vend shumë më të ndryshëm. Shpejtësia e transformimit, të paktën i “softuerit që po e gëlltitë botën”, po thellohet dhe përshpejtohet. Ky artikull do të fokusohet në përdorimin e IA në shërbimet qeveritare dhe publike.

IA teknologjitë 101

Unsplash / Franki Chamaki

Ne akoma jemi larg momentit të imagjinuar kur inteligjenca e makinerive tejkalon inteligjencën njerëzore në të gjitha sferat, por shpesh nuk e kuptojmë se sistemet e ndryshme të IA tanimë janë në majën e gishtërinjëve tonë dhe kudo tjetër në jetën tonë, dhe se nuk mund të paramendojmë një jetë pa ato madje as sot.

Kur ne kërkojmë në “Google”, sistemi është aq i mençur sa për ta lexuar synimin tonë dhe për të na dhënë menjëherë atë që po kërkojmë. Kur përdorim “Google Maps (Hartën në Google)”, algoritmi i kërkimit është mjaft i mençur për të na ofruar rrugën optimale. Ne nuk i shohim dhe dimë parametrat e panumërta që analizohen në sfond. Kjo është IA. Një grumbull i caktuar i të dhënave dhe algoritmeve të avancuara që përdorin një mori të të dhënave për të zgjidhur një problem të posaçëm, duke filluar nga fitimi i një loje shahu e deri te ndihma për të lundruar në mënyrë të përsosur në ueb dhe rrugëve të qytetit në të cilin ndodhemi.

Le t’a marrim shembull lojen e shahut: një pajisje, prej nga një program kompjuterik, mund të testojë efektivitetin e mijëra lëvizjeve të radhës gjersa ti je duke menduar se cilën figurë duhet lëvizur dhe me lehtësi ka mposhtur lojtarët më të mirë të shahut në botë. IA e IBM Deep Blue zbrapsi Gary Kasparovin në vitin 1997. Shumë e specifikuar, mirëpo një inteligjencë spektakolare.

IA është në telefonat tanë. Si tjetër mund të jenë fotografitë tona të bëra gjatë natës kaq të bukura? Algoritmet i bëjnë ato më të këndshme. Si tjetër mund të jetë një telefon shumë më i mirë se sytë tanë? Telefonat e rinj të mençur vijnë me algoritme kamerash që i bëjnë fotografitë tona më të mira se kurrë më parë. Ato i njohin fytyrat, vendndodhjen tonë ose pozitën e diellit, kështu që ne nuk kemi nevojë t’i rregullojmë cilësimet në mënyrë manuale. Ne, gjithashtu mund të flasim drejtuar telefonave dhe kompjuterëve tanë. Përdoruesit e iPhone flasin me Sirin, ndërsa të gjithë përdoruesit e Android i përdorin asistentët dixhital me zë përmes Google. Ju, gjithashtu mund të bëni biseda me Alexa të Amazonit, një ndihmës shtëpie që mund të pyesni për motin të themi për ditën e Enjtes së ardhshme. Kjo quhet “speech recognition” ose në shqip njohja e të folurit. Ne gjithashtu mund të bisedojmë me sistemet e IA. Teknika quhet “natural language processing” ose përpunimi i gjuhës natyrale, ku në këtë rast kompjuterët e kuptojnë gjuhën natyrale.

IA është në lojëra, ku kontrollon agjentët me të cilët luftojmë. Është në financa, ku mund të caktojë vlerën e normës sonë të kredisë brenda minutave. Në Kinë, e cila duket të jetë para Perëndimit në këtë gjë, bankat mobile të Kinës ofrojnë vendime mbi kreditë brenda 1 sekonde. Jo vetëm që IA e bëri procesin super të shpejtë, por gjithashtu e bëri të mundur që njerëzit e zakonshëm dhe pronarët e bizneseve të vogla të kanë qasje në bankë, e që ishte shumë më vështirë ose madje edhe e pamundur në të kaluarën.

AI është një “bishë dixhitale”. Kur rastis me realitetin fizik, fillimisht do t’a dixhitalizoj atë. “Computer vision” apo Vizioni kompjuterik është një sferë e IA që trajnon kompjuterët për të interpretuar dhe kuptuar botën vizuale.” Kamerat në rrugë së pari regjistrojnë se çfarë po ndodh, identifikojnë dhe klasifikojnë objektet në video dhe pastaj i njohin njerëzit në të duke e përdorur “facial recognition” ose njohjen e fytyrës. Algoritmi kalon nëpër bazat e të dhënave ekzistuese të fytyrave dhe njeh identitetet duke u përputhur. Kjo është potencialisht e shkëlqyeshme për sigurinë publike, por gjithashtu shumë shqetësuese për privatësinë dhe kontrollin. E njëjta teknologji po i fuqizon dyqanet e së ardhmes, si në videot te Amazon Go.

Një prej gjërave të mëdha të radhës janë veturat automatike, që drejtohen vetiu (makina që lëvizin pa njerëz në timon). Derisa akoma plotësisht nuk kemi arritur aty tek vozitësit e qytetit pa ndërhyrjen e njeriut — shumë ekspertë bien dakord se kjo do të ndodhë në vitet e ardhshme. Kjo është IA dhe do të jetë ndryshimi më i madh në historinë e transportit. Ju mundeni lehtësisht të vizualizoni taksitë robot, diçka që Elon Musk dhe Tesla tanimë po premtojnë; Ju e bleni një veturë dhe e merrni me qira si një taksi robot kur nuk e drejtoni, dhe kështu fitoni ndërsa flini.

IA gjendet (pothuajse) kudo. Disa madje e quajnë atë energjia elektrike të re, pikërisht për shkak të kësaj. Përderisa ka natyrë artificiale, është e diskutueshme që sistemet e IA — kur projektohen ashtu siç duhet, duke përdorur të ashtuquajturin “dizajni në qendër njeriun “ — gjithashtu janë shumë human. Qëllimi i tyre, ndër të tjera, është që t‘i lirojë njerëzit nga detyrat e panevojshme që përsëriten dhe bëhen të mërzitshme, dhe të rrisë potencialin njerëzor.

IA tanimë përdoret në qeveri në shumë forma, në sfond, madje edhe në shoqëri dhe qeveri jo aq të përparuara dixhitale, si ato në rajonin e Ballkanit.

Një nga shembujt e inteligjencës së ngushtë do të ishte në procesin aktual të vaksinimit në Serbi. Ju vendosni emrin tuaj, ID-në e qytetarit dhe qytetin tuaj të preferuar, dhe përmes një algoritëm të thjeshtë përcaktohet data e parë e disponueshme për ju ku pastaj iu përputh me vendndodhjen e vaksinimit, dhe më pas automatizon komunikimin me institucionet mjekësore dhe stafin mjekësor. Përpjekje të ngjashme janë bërë edhe në disa vende të tjera të rajonit, sikurse në Maqedoninë e Veriut, por ato janë shumë më pak të automatizuara.

Përdorimi i mençur i algoritmeve në qeveritë e WB mund të gjendet në sistemet publike të prokurimit elektronik, këshillimin profesional dhe të karrierës, menaxhimin dixhital të proceseve dhe procedurave të brendshme, zbulimit të mashtrimeve tatimore, etj. Elementet e IA mund të gjenden gjithashtu tek gjyqësori. Në Maqedoninë e Veriut, Sistemi i Automatizuar Informativ i Menaxhimit të Çështjeve të Gjykatës (ACCMIS) është përdorur që nga viti 2010 në të gjitha të 34-tat, duke zëvendësuar shpërndarjen manuale të çështjeve. Baza e këtyre të dhënave është e vendosur në Gjykatën Supreme dhe mund të kenë qasje anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe kryetarët e Gjykatave Themelore. Meqenëse ka pasur shumë raste në të kaluarën kur përdorimi i tij ishte neglizhuar, në Raportin e vitit 2020 nga Komisioni Evropian, një nga rekomandimet kryesore për Gjyqësorin dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23) në vitin 2021, është përmirësimi i këtij sistemi për të siguruar funksionalitetin dhe besueshmërinë tij të plotë.

Botimet “alGOVrithms — State of play” dhe “alGOVrithms 2.0 — The State of Play” radhisin disa nga shembujt e automatizuar të vendimmarrjes në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë, dhe paraqesin rekomandime të politikave për vendimmarrësit për ta bërë atë më të mirë, më të përgjegjshme dhe të drejtë.

Çfarë është qeveria mbi të gjitha?

Si çdo organizatë tjetër, qeveria është një grup i njerëzve, sistem i cili qeveris një shtet ose një komunitet. Ato çdo ditë kryejnë detyra të shumta të vogla, duke i ndjekur rregullat dhe procedurat e vendosura dhe të përcaktuara mirë, me synim për t’i shërbyer publikut dhe qytetarëve.

Ne ndoshta mund të themi se qeveria të paktën i ka dy pjesë. E para (vendimmarrësit, zyrtarët publik) është politik, që merr vendime, strategji dhe politika, ndërsa e dyta është më teknike, profesionale. E dyta (nëpunësit civil) është më “vepruese” — ata identifikojnë, gjurmojnë, komunikojnë kërkesa dhe miratime, menaxhojnë burime, bëjnë llogaritje, japin lejet, etj. Nëse e shikoni më thellë, ju me siguri do ta kuptoni se kështu shumë nga detyrat e bëra brenda qeverisë dhe sektorit publik janë hapa përsëritës dhe logjikë.

Athua, të themi Filipi, i ka paguar taksat? Nëse jo, kur duhet të njoftohet ai? Sa duhet të paguaj? Çfarë porosie dhe udhëzimi duhet t’i dërgohet atij? Të tëra këto informata ekzistojnë në sisteme dhe baza të ndryshme të të dhënave. Nëse të gjitha të dhënat janë dixhitale dhe të ndërlidhura, një sistem kompjuterik i përkrahur me algoritme të fuqishme mund të automatizon pjesë të mëdha të proceseve sikur kjo. Regjistroni një veturë, dëshmoni pronësinë, themeloni një kompani ose noterizoni dokumente të vlefshme — shumë prej ketyre funksioneve mund të automatizohen dhe të burohen nga kompjuterët. Me një ndihmë të vogël nga algoritmet e avancuara, qeveritë dhe qytetarët mund të kursejnë kaq shumë orë dhe ta kalojnë kohën e tyre të vlefshme duke bërë gjëra më të rëndësishme.

Çfarë ndodh kur ne i aplikojmë teknologjitë e IA në veprimet e qeverisë dhe të sektorit publik?

Pse t‘i mbledhësh ose përpjestosh numrat e mëdhenj me dorë në një copë letër, kur ke një kalkulator? Kjo është ndoshta analogjia e duhur për shumë raste të mundshme.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë pjesë e BE-së e cila ka shumë pasoja të ndryshme të padëshiruara. Njëra prej tyre është mënyra se si i kalojmë kufijtë në aeroporte. Megjithëse mund të lëvizim lirshëm falë “White Schengen (Shengenit të Bardhë) “, ne ende presim në rradhë të gjata në aeroport. Në disa aeroporte, shtetasit e BE-së mund të kalojnë vetëm duke i treguar pasaportat e tyre në pajisje dhe duke shikuar në kamerë. Si është e mundur kjo? Ekziston një bazë e të dhënave e përbashkët e fytyrave dhe algoritmeve të mundësuar nga teknologjia e njohjes të fytyrës. Sistemet kompjuterike njohin fytyrën tuaj dhe janë të mençura për t‘i lexuar dokumentet tuaja të udhëtimit, kështu që thjesht mund të vazhdoni të ecni. “Vazhdoni!” Kufijtë mund të jenë jashtëzakonisht frustrues, prandaj mendoni se si zgjidhjet si kjo mund t‘i minimizojnë “vuajtjet” e panevojshme të njeriut.

Çfarë rreth disa shembujve të tjerë të përdorimit të IA në qeveri dhe sektorin publik? Le të kthehemi në Estoni, përmendjet tona të nderuara që nga fillimi i artikullit, ku qëllimi i qeverisë është të mundësojë përvojën me ‘zero burokraci’. Si e përdor Estonia IA në ofrimin e shërbimeve publike?

Një nga gjërat vërtet interesante që ata do t‘i regjistrojnë së shpejti janë asistentët me zë #KrattAI AI. Së shpejti, shtetasit e Estonisë do të jenë në gjendje t‘i regjistrojnë kompanitë duke biseduar me telefonat e tyre të cilët do ta kuptojnë gjuhën e njeriut dhe të jenë të pajisur për të naviguar në mënyrë të përsosur në të gjithë procesin e regjistrimit.

IA, gjithashtu mund t‘iu ndihmojë njerëzve të papunësuar. Në një aplikim të IA, një sistem i të mësuarit të mekanizimit harmonizon të pa punësuarit aktual me punonjësit, bazuar në aftësitë e tyre. Rezymetë plotësohen në një sistem i cili hamonizon aftësitë e tyre me punëdhënësit e mundshëm. Sistemet e përputhjes kompjuterike kanë bërë një përmirësim: 72 përqind e punëtorëve që fituan një punë përmes sistemit janë ende në punë pas gjashtë muajsh, krahasuar me 58 përqind para se të vendosej sistemi.

Ky është një shembull shumë interesant duke përdorur imazhe satelitore dhe teknikë të të mësuarit të thellë. Satelitet e Agjencisë Evropiane të Hapësirës përdoren për inspektimin e fermerëve që marrin subvencione qeveritare për t’i shkurtuar fushat e tyre me sanë në vend të inspektimit fizik. Algoritmet e të mësuarit të thellë analizojnë pikselët e imazheve për të përcaktuar se çfarë po ndodh në tokë, pa pasaur nevojën e vizitave të rregullta të inspektimit. Ky sistem ka kursyer 665,000 € të parasë publike në vitin e tij të parë. Më shumë rreth mënyrës se si funksionojnë sistemet mund të kuptohet në këtë prezantim.

Të shkojmë në pjesën tjetër të botës, në Kinë, Azi.

Një nga konceptet interesante për t’u shënuar është inteligjenca e shtuar. Për thënë shkurt, është një bashkëpunim njeri-makinë, ku inteligjenca e makinës nxit dhe përmirëson vendimet njerëzore.

Shenzhen, Kinë, është njëri nga kryeqytetet e teknologjisë në botë. Qyteti bashkëpunoi me shumë kompani private për të aplikuar sensorë dhe kamera inteligjente kudo. Transporti nuk vonon asnjëherë dhe gjithçka është optimizuar pothuajse në mënyrë të përsosur duke përdorur algoritme kompjuterikë.

“Smart city brain” of LOC in Shenzhen

Të dhënat janë strukturuar dhe analizuar nga një “City Brain” (Truri i Qytetit) i madh artificial. Atëherë çdo gjë vizualizohet në një mënyrë të përshtatshme për njeriun, në mënyrë që punonjësit e qeverisë të mund ta përdorin këtë superfuqi për t’i mbikëqyrur të gjitha dinamikat përkatëse në vend. Nuk ka asnjë mënyrë që një njeri të bëjë gjithë atë matematikë fjalë për fjalë. Makineritë e bëjnë këtë në milisekonda. Optimizimi dhe performanca janë në maksimum. Shumë studime të mëdha janë shënuar mbi IA në Kinë, shumë prej të cilave ngritën shqetësime lidhur me mbikëqyrjen dhe kontrollin.

Disa nga lehtësimet Kineze të njohjes së teknologjisë gjithashtu përdoret në Beograd, Serbi. Derisa premton mbi sigurinë publike, nëse zbatohet pa rregulla të duhura rreth tij të cilat mbrojnë privatësinë, mund të jetë e rrezikshme. Në Serbi, një studim e analizon këtë sistem dhe rreziqet e mundshme të sistemit. Në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, këto sisteme nuk janë të vendosura akoma.

Është një rrugëtim i gjatë për cilindo nga sistemet e paraqitura shkurtimisht më lartë, të mbështjellura me ide të guximshme, shumë testime dhe eksperimentime, auditime mbi sigurinë, vlerësime mbi ndikimin, kërkime mbi paragjykimet e mundshme, iniciativa të politikave dhe ndryshime, dhe përmirësime të mjediseve rregullatore dhe ligjore.

Të gjitha sistemet e IA kërkojnë një mori të të dhënave cilësore, të digjitalizuara dhe të dhëna të lexueshme nga makinat. Vendosja e kësaj kërkon vite. Partneritetet publiko-private me cilësi të lartë janë të domosdoshme sepse aftësitë më të avancuara dhe teknologjitë më të fundit janë ndërtuar nga ndërmarrjet private. Të gjithë shembujt e përdorimit të IA në sektorin publik janë hartuar dhe zbatuar në një lloj partneriteti publiko-privat. Sigurisht, asgjëe rëndësishme dhe një gamë e gjerë nuk është e mundur pa pasur njohuri, aftësi dhe hapje të vendimmarrësve. Aq më pak kërkesat ligjore, shqetësimet mbi sigurinë dhe çështjet e përgjegjësisë. Është një veprim i gjatë, strategjik, vendimtar dhe gjithëpërfshirës.

E ardhmja e paparashikueshmedhe e automatizuar është padyshim përpara

”Inovacioni” dhe “dixhitalizimi” janë fjalë kyçe në të shumtën e qeverive në botë, dhe i ashtuquajturi treg “GovTech” po lulëzon. Tregu i $400 miliardë #GovTech (Gartner) është i mbushur me startups dhe kompani të tjera që bëjnë teknologji për qeverinë, duke i përmirësuar shumë aspekte të tij. Disa vlerësime thonë se do të arrijë deri në trilion dollarë deri në vitin 2025. Kur diçka është aq e madhe në një treg, kjo do të thotë se ka një ekosistem të tërë përreth, të sipërmarrësve, investitorëve, akademikëve, ekspertëve madje edhe të mediave të veçanta. Shumë akterë janë duke bërë trysni për ndryshim. Kjo do të thotë që inovacioni nuk vjen vetëm nga qeveria, por gjithashtu ngritet pothuajse çdo ditë nga inovatorët e teknologjisë nga e gjithë bota.

Dy trende të rëndësishme për t‘i menduar, në vend të një përfundimi janë keto. Është e rëndësishme të kuptoni se ku po shkon bota, sepse gjithsesi që do të ndryshojë. Këto trende gjithashtu paraqesin mundësi të mëdha për ne që ta përmirësojmë mënyrën se si t‘i bëjmë gjërat, përfshirë mënyrën se si qeveritë u shërbejnë nevojave të qytetarëve të tyre.

Teknologjia është zhvilluar me një ritëm jashtëzakonisht të lartë. Ka kaq shumë para në industrinë e teknologjisë, sepse të gjithë e kuptojnë potencialin e tregut dhe ndikimin e saj. Të gjitha kompanitë më të mëdha në botë tani janë kompani të teknologjisë dhe kjo mbase nuk do të ndryshojë asnjëherë.

Shprehitë e konsumatorit dhe kërkesa e konsumatorit gjithashtu ndryshon. Nëse IA është e mundur të jetë në të përditshmen tonë, pse nuk është në atë të qeverisë? Qytetarët janë konsumatorë të shërbimeve qeveritare, dhe ata munden dhe duhet të kërkojnë më të mirën. Nëse mundeni të regjistroni online një kompani të re në Estoni brenda disa minutave, apo edhe të votoni online, pse nuk po ndodh kjo edhe diku tjetër?

Duke i marr parasysh vetëm ato dy trende, ne mund të presim shumë kënaqësi dhe përmirësime rrënjësore në mënyrën e punës të qeverive në vitet dhe dekadat në vijim. Ne sapo kemi filluar. Përderisa shumë nga shembujt e prekur shkurtimisht më sipër mund të duken futuristike për vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shumë inovatorë vendor tanimë janë duke menduar për gjëra të tilla. Sektori i teknologjisë i TI, duke qenë një nga pjesët më të fuqishme dhe më kumbuese të ekonomisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor, mund të luajë një rol të madh në këtë transformim të ardhshëm. Shumë organizata ndërkombëtare janë gjithashtu duke financuar, ngritur dhe udhëzuar transformimin e qeverisë dhe inovacionin në rajon, Bashkimi Evropian dhe rrjeti ICEDA janë vetëm një pjesë e vogël në një enigmë të madhe për një të ardhme më të mirë të dixhitalizuar, ku gjërat janë më të mençura, më të lira, më të lehta dhe më të favorshme për jetën.

Ky artikull është pjesë e projektit ICEDA, i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, dhe implementohet nga Metamorphosis Foundation (Maqedoni Veriore), e-governance Academy (Estoni), CRTA — Center for Research, Transparency, and Accountability (Serbi), NGO 35 mm (Mali i Zi), Open Data Kosovo (Kosovë) dhe Lëvizja Mjaft (Shqipëri).

--

--

Open Data Kosovo
Open Data Kosovo

Written by Open Data Kosovo

A team of #CivicTech enthusiasts coding for a better tomorrow! www.opendatakosovo.org

No responses yet