Takimi me Media në kuadër të aktiviteteve të projektit ICEDA — me përkrahje nga projekti DEMOS
Të Premten, më 26 Nëntor 2021, Open Data Kosovo (ODK) së bashku me përfaqësues nga projekti Decentralisation and Municipal Support (DEMOS) në Kosovë, mbajtën takimin me media në hapësirat e ODK në Prishtinë. Gjithashtu prezent në këtë takim ishin katër (4) përfaqësues të mediave nga vendi. Ky takim me media ka pasur në fokus rezultatet më të fundit të projektit rajonal ICEDA (Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale), gjithashtu edhe nga projekti DEMOS.
Projekti ICEDA ko-financohet nga BE dhe implementohet nga Metamorphosis Foundation (Maqedonia e Veriut), e-Governance Academy (Estoni), Levizja Mjaft! (Shqipëri); CRTA — Center for Research, Transparency and Accountability (Serbi); NGO 35mm (Mal i Zi), dhe Open Data Kosovo (ODK).
Qëllimi i këtij bashkëpunimi rajonal është rritja e angazhimit të organizatave nga shoqëria civile në implementimin e Agjendës Digjitale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Projekti ICEDA bazohet në përvojat e partnerëve të këtij projekti në implementimin e projekteve në nivelin kombëtar, rajonal, dhe ndërkombëtar, me qëllim të fuqizimit të OSHC-ve, përfshirjen e tyre efektive në proceset e politik-bërjes dhe shërbimin ndaj komunitetit.
ODK si partneri rajonal nga Kosova sa i përket implementimit të ICEDA, në këtë takim me media prezentoj të gjeturat nga raporti i Observatorit të Agjendës Digjitale (OAD, 2021), i cili është raport vjetor që përgaditet në kuadër të ICEDA dhe si i tillë shënon progresin e arritur në vend sa i përket Agjendës Digjitale. Prezentimi i këtij raporti u bë nga Ariana Gjuli (Koordinatore e Projekteve në ODK) me c’rast u prezentua përpilimi i raportit në bazë të hulumtimit të bërë paraprakisht gjatë vitit të kaluar (2020). Si i tillë, raporti përmbanë pikat në vazhdim sa i përket progresit të arritur në këto fusha: 1. Kushtet për zbatimin e e-Qeverisjes, 2. Vullneti Politik dhe Strategjitë, 3. Koordinimi për zbatimin e e-Qeverisjes, 4. Korniza Ligjore, 5. Gjendja e Shërbimeve Elektronike, 6. Aftësitë Digjitale, 7. Qasja në e-shërbimet dhe Ngritja e Vetëdijesimit, 8. Siguria Kibenetike, 9. e-Pjesëmarrja dhe e-Demokracia, 10. Rekomandimet.
Pika tjetër e diskutimit e mbuluar nga Delvina Haxhijaha (Koordinatore e Projekteve në ODK) ishte rreth ndikimit të sjellë nga Skema e Granteve në kuadër të projektit ICEDA. Kjo skemë mbështet iniciativat e OSHC-ve lokale të cilat parashohin implementimin e objektivave drejtë Agjendës Digjitale (AD). Skema e Granteve në fjalë përmbëhet nga LOT 1 dhe LOT 2, ku në tërësi janë duke u mbështetur shtatë (7) iniciativa/projekte të OSHC-ve të përzgjedhura nga vendi, me qëllim të angazhimit të tyre të drejtëpërdrejtë në realizimin e objektivave drejtë AD. Përvec kësaj Skema e Granteve gjithashtu parasheh edhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre organizatave implementuese përmes sesioneve të coaching.
Znj. Shqiponja Vokshi, Menaxhere e Intervenimit nga projekti DEMOS në Kosovë ishte gjithashtu pjesë e këtij takimi me media me c’rast prezentoi sistemin raportues elektronik që është zhvilluar në kuadër të Performancës Komunale në Kosovë, proces i cili mbikqyret nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe mbështetet nga projekti DEMOS.
Znj. Shqiponja vuri re që sistemi elektronik i zhvilluar gjatë këtij viti është duke ofruar asistencë të rëndësishme teknike, duke e zvogëluar kështu volumin e punës manuale sa i përket raportimit të seteve të të dhënave përgjatë procesit raportues, proces që është bërë gjatë viteve të fundit. Duke e bërë kështu një krahasim të këtij procesi se si ka qenë në të kaluarën, se si është digjitalizuar tash, dhe se si janë planet rreth ketij sistemi elektronik për të ardhmen, znj. Shqiponja dha një shembull konkret të digjitalizimit të proceseve sa i përket progresit të bërë në vend në këtë aspekt.
Përfaqësuesit prezent në këtë takim nga mediat lokale: Balkan Representative Reporting Network (BIRN); Internews Kosova; KosovaLive; dhe GazetaProjekti, së bashku vunë re që sistemet e tilla raportuese sa i përket performancës komunale kanë asistuar gjithashtu në aspektin e gazetarisë në vend, sidomos në zhvillimet e fundit sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Disa prej të arriturave më të rëndësishme të projektit ICEDA në Kosovë është përfshirja dhe mbështetja e OSHC-ve lokale në implementimin e Agjendës Digjitale në vend, përmes Skemës së Granteve, skemë e cila edhe po asiston në ngritjen e kapaciteve, sidomos të atyre digjitale për këto organizata. Gjithashtu, progresi i shënuar në raporti OAD për këtë vit ka vënë në pah që para-kushtet për implementimin e iniciative të e-Qeverisjes, dhe zhvillimi i e-shërbimeve në vend janë pozitive. Gjithsesi, përmes rekomandimeve të përfshira në këtë raport, shprehet rëndësia për përpjekjet e ardhshme për tu zhvilluar në vend për një progres edhe më të madh.
*Ky takim medial është zhvilluar në kuadër të projektit rajonal ICEDA që ko-financohet nga BE, dhe është përkrahur nga projekti DEMOS i mbështetur nga: Swiss Cooperation Office Kosovo, Sweden Sverige, Norwegian Embassy, dhe Helvetas Kosovo.